Antonio Conte fiton çmimin ‘Pankina e Artë’ në Itali si trajneri më i mirë për herë të pestë në karrierën e tij. Më parë, trajneri e kishte fituar këtë çmim 3 herë si tekniku i Juventusit dhe 1 si i Interit.

Çmimi ‘Pankina e Artë’ akordohet çdo vit dhe janë vetë trajnerët që përcaktojnë fituesin e tij. Pas titullit kampion sezonin e kaluar dhe fitores së Superkupës italiane në dhjetor, Conte ishte favoriti kryesor për të triumfuar në këtë edicion të ‘Pankina e Artë’ ku për këtë çmim mori 20 vota.

‘Është gjithnjë një kënaqësi e madhe të marrësh këtë çmim sepse vjen nga kolegët e mi që e dinë se çfarë do të thotë të jesh trajner çdo ditë-tha Conte-Faleminderit me të vërtetë. Është një çmim që e ndaj me futbollistët e mi, protagonisë absolutë të sipërmarrjes shumë të bukur të vitit të kaluar, me stafin tim dhe të gjithë ata që punojnë në klub’

Ai që ia dorëzoi këtë çmim Antonio Contes ishte presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina dhe ai i Lega Serie A, Simonelli. Trajneri i Napolit mposhti në këtë garë, kandidaturat e Gian Piero Gasperini dhe Cesc Fabregas.

Top Channel