Argjentina është finalistja e parë e Botërorit “Katar 2022”. Leo Messi dhe Julian Alvarez ishin protagonistët e fitores 3-0 ndaj Kroacisë, në një ndeshje pa histori nga fillimi në fund.
Në minutën e 34, Alvarez fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërroi në gol Leo Messi, i cili u bë edhe futbollisti argjentinas me më shumë gola në historinë e Botërorit, duke kaluar Gabriel Batistutën.
5 minuta më vonë, Julian Alvarez shënoi një gol spektakolar, duke u nisur nga mesfusha.
Në pjesën e dytë, Alvarez vulosi rezultatin 3-0 pas një aksioni fantastik të Messit, i cili e mori topin nga mesfusha dhe “nxori shëtitje” mbrojtësin Gvardiol deri në zonë, aty ku pasoi për Julian Alvarez, i cili shtyu topin në portë.
Argjentina kështu do të presë finalistin e radhës, ku ditën e nesërme do të luaj Franca ndaj Marokut.
Mesi regjistron një tjetër rekord historik në Botëror
Lionel Mesi është tashmë goleadori më i mirë i Argjentinës në Kupën e Botës.
Me realizimin në minutën e 34-t, në sfidën ndaj Kroacisë, “Pleshti” u ngjit në kuotën e 11 golave, në të gjitha Botëroret që ka luajtur, duke u bërë kështu, futbollisti me më së shumti gola te Argjentina në historinë e Kupës së Botës, duke parakaluar Batistutën me 10 gola.
Mesi ka shanse që kë rekord ta thellojë akoma më shumë.
Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e kombëtares argjentinase, teksa i vetmi i krahasueshëm me të është legjenda Maradona, për atë çka ka dhënë në kombëtare dhe jo vetëm.