Argjentina ka barazuar rezultatin ndaj Anglisë në gjysmëfinale, duke e çuar sfidën në 1-1.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 86-të, kur Enzo Fernandez realizoi një gol spektakolar nga distanca. Mesfushori i Chelseat lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë, duke i dhënë shpresë “Albicelestëve” për një përmbysje të mundshme.

Anglia kishte kaluar në avantazh në minutën e 55-të me Anthony Gordon, i cili finalizoi një aksion të bukur pas asistit të Jude Bellingham.

Pas golit të Fernandez, tensioni është rritur në minutat e fundit, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin që mund të vendosë fatin e kësaj gjysmëfinaleje.