Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit u zgjodh ditën e sotmë për të mbajtur edhe postin e zëvendës presidentit të UEFA-s.
Duka bëhet kështu i pari shqiptar që arrin një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht presidentin Duka me votim unanim në postin e rëndësishëm të qeverisë së futbollit europian.
Por përveç rëndësisë që ky post ka, sigurisht që ai përkthehet edhe në miliona për Dukën. Kështu, kreu i FSHF do të marrë një pagë prej 250 mijë eurosh në vit, ose e përkthyer ndryshe, 21 mijë euro çdo muaj.
Sa i përket figurave të tjera kryesore të UEFA-s, sipas një deklarate të FIFA-s, presidenti Aleksandër Ceferin merr një pagë prej 300 mijë euro në vit, plus shpenzime ekstra, së bashku me zv.presidentin e parë David Gill.
Ndërkohë, 6 zëvendës presidentët e tjerë, ku bën pjesë dhe Duka, paguhen nga 250 mijë euro në vit.