Armando Broja është rreshtuar nga “The Athletic” si transferimi i dytë më i keq i sezonit në Premier Ligë. Në total bëhet fjalë për 189 emra që u afruan nga klubet e Premier League.
Gazetari Tim Spiers nga Londra, analizoi të gjithë transferimet e merkatos. Madje u është drejtuar edhe disa klubeve që të mos e mendojnë Brojën si opsion. Bëhet fjalë për klube të sapo ngjitur në Premier League siç ishte edhe Burnley në momentin që vendosi të transferonte sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Vendin e parë në listën e krijuar e mban Harvey Elliot. Ky i fundit u huazua nga Liverpool tek Aston Vila dhe nuk dha asgjë. Në vend të parë si transferimi më i goditur qëndron një shqiptar, pikërisht Granit Xhaka që u ble nga Sunderland dhe u kthye në kapiten. Xhaka udhëhoqi ekipin drejt Ligës së Europës.
Para se të vazhdojë me analizën e tij, gazetari anglez lë shënimin: “Ju lutem mbani mend, është thjesht për argëtim”.
RAPORTI I PUBLIKUAR NGA “THE ATHLETIC”
- Transferimi i dytë më i keq: Armando Broja nga Chelsea tek Burnley.
- Shuma e raportuar e transferimit: 20 milionë paund (me bonuse)
- Kontrata e firmosur: 5-vjeçare
- Përshtypjet e para: Është vërtetë e vështirë të argumentosh se Broja është sulmuesi që do ta ndihmojë Burnley të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez, duke parë se në tre sezonet e fundit, mes Chelsea dhe huazimeve te Everton dhe Fullham, ai ka shënuar vetëm tre gola në 58 paraqitje. Po, e lexuat saktë. Nuk është gabim shtypi.
- Përfundimi: Duke pasur parasysh shifrën e transferimit, ai ndoshta duhet të ishte transferimi më i keq, por të jemi të sinqertë, pritshmëritë ishin të ulëta. Tre gola në 58 paraqitje janë kthyer në katër gola në 84 ndeshje.

