Armando Broja do ta nisë nga stoli ndeshjen e sotme të Bërnlit, duke ndërprerë kështu një seri prej gjashtë javësh si titullar në Premier Ligë. Vendimi është marrë nga trajneri Skot Parker në prag të përballjes në transfertë kundër Sandërlendit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u vu në qendër të kritikave pas sfidës së fundit ndaj Totenhemit, ku pavarësisht rasteve të krijuara, nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë, Granit Xhaka mungon në këtë takim për shkak të një dëmtimi. Nga ana tjetër, Sandërlendi vazhdon të shpresojë për një vend në Europë, pas një nisjeje pozitive të sezonit.

Bërnli, që vjen pas tre barazimesh radhazi, ndodhet në një situatë të vështirë dhe i duhet një kthesë e fortë për të siguruar mbijetesën, megjithëse shpresat ende nuk janë shuar.