Gjyqtari i njohur spanjoll, Mateu Lahoz, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga arbitrimi në fund të këtij sezoni.

Ai njihet edhe si gjyqtari i “polemikave”, teksa mori një vëmendje tejet të madhe në sfidën çerekfinale të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Holandës, pasi u u akuzua nga të dyja palët se favorizonte kundërshtarin. Po ashtu ai vendosi dhe rekord në këtë ndeshje, duke dhënë plot 18 kartona të verdhë.

Gjithashtu ai mori vëmendje edhe në sfidën e fundit që Barcelona luajti me Espanjolin në kampionat përpara disa ditës, duke u akuzuar se disa prej vendimeve të tij ishin të padrejta. Me klubin blaugrana Lahoz ka një histori të gjatë polemikash, teksa në çdo ndeshje që ka arbitruar, është akuzuar se ka marrë vendime kunder skuadrës katalanase.

Arritja më e madhe e 45-vjeçarit vazhdon të jetë arbitrimi i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021, midis Çelsit dhe Mançester Sitit, e cila u mbyll me fitoren e “Bluve” të Londrës.