
Conor McGregor ka përfunduar në prangat e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, teksa udhëtonte me Bentley-n e tij, e cila kushton rreth 150,000 paund. Ngjarja në fjalë ka ndodur në një autostradë në perëndim të Dublinit.
Mediat e huaja shkruajnë se supermakina e tij u sekuestrua nga policia. 33-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, një zëdhënëse e McGregor tha për “MailOnline”: “Z. McGregor po udhëtonte me makinë për në palestër kur u ndalua nga policia për shkelje të dyshuar të trafikut rrugor”.
Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës në një datë të mëvonshme.

