Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka lavdëruar mesfushorin e Sunderlandit, Granit Xhaka, dhe e ka konsideruar si një nga transferimet më të mira këtë verë, përpara ndeshjes të së shtunës që do të luaj Arsenali ndaj Sunderland.
Xhaka u rikthye në Angli në korrik të kësaj vere me Sunderlandin që sapongjitur në Premier League pas një periudhe dyvjeçare te Bayer Leverkusen, që nga koha kur më pare ishte transferuar nga Arsenali në vitin 2023. Arteta nuk ishte shumë dakord me largimin e Xhakës pas shtatë sezonesh në klub, por gjithçka ndodhi pasi ishte vetë lojtari shqiptarë i përfaqësueses së Zvicrës që dëshiroi të rikthehej në Gjermani, por gjithësesi trajneri i Topçinjve foli me dashuri për mesfushorin para udhëtimit në Stadium of Light të shtunën.
“E adhuroja çdo minutë që kaluam së bashku. Kur u bashkova me ekipin, ai ishte në një moment të veçantë në jetën dhe karrierën e tij, dhe të gjithë ne u përpoqëm ta udhëzonim, t’i jepnim një perspektivë të ndryshme dhe ta bënim të ndihej i dashur dhe i vlerësuar, dhe ai u përgjigj në një mënyrë të jashtëzakonshme”, tha fillimisht Arteta. Përgjigja e Xhakës, sipas Artetës, jo vetëm që e përmirësoi performancën e tij, por luajti edhe një rol vendimtar në zhvillimin e Arsenalit.
“Ai më bëri një trajner më të mirë, na ndihmoi të zhvillohemi dhe të përmirësohemi shumë si ekip futbolli dhe si klub, dhe do të jem përjetësisht mirënjohës sepse kam kujtime të mrekullueshme me të.”
Më tej Arteta foli pë rmomentin e transferimit të tij tek Leverkusen. “E bëra një herë dhe ia zgjatëm kontratën dhe kur ai erdhi dhe më shpjegoi arsyet, duhet ta kuptosh qenien njerëzore, duhet të jesh mirënjohës.Ishte një mundësi unike për të që të kthehej në Gjermani te familja e tij, dhe kishte edhe disa gjëra që ai donte të përjetonte gjithashtu. Besoj se ishte momenti i duhur, ai ishte shumë i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë siç është gjithmonë, dhe ne gjetëm një mënyrë për të gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë ne”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
