Merkato e verës sapo është mbyllur por bisedimet mes Atleticos së Madridit dhe Chelsea-it për Diego Costën vazhdojnë. Sipas raportimeve të fundit të mediave angleze Los Colchoneros dhe Blutë e Londrës janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për rikthimin e sulmuesit të kombëtares spanjolle në La Liga. Sigurisht që kjo do të ndodhë në merkaton e Janarit kur Atleticos ti hiqet pezullimi i marrë nga FIFA për merkaton në hyrje.


Por ashtu siç bënë me Sevillan për Vitolon të cilin e huazuan më pas te Las Palmas , Atletico kërkon ti përshpejtojë procedurat, për të transferuar Diego Costën në Primera Division. Sulmuesi i kombëtares spanjolle është nxjerrë jashtë skuadre nga Chelsea dhe Costa dëshiron ti bashkohet sa më shpejtë Atleticos, për tu përshtatur me shokët e tij të skuadrës dhe për të qenë gati për të luajtur sërish me Los Colchoneros në muajin Janar.


Për kartonin e Diego Costës, klubi madrilen do të derdhë në arkat e Chelsea-it, 32 milionë Paund rreth 35 milionë Euro, ndërsa 28-vjeçari me origjinë braziliane do të përfitojë 10 milionë Euro në sezon nga kontrata që do të firmosë me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.


9 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)