Gjermania ka debutuar me humbje edhe në Botërorin e Katarit, duke u mundur 1-2 nga Japonia.
Skuadra e Hansi Flick ushtroi presion dhe pas disa rasteve të mira, përfitoi një penallti, pasi shte portieri japonez që ndërhyri në mënyrë të gabuar.

Nga pika e bardhë Gundogan nuk fali dhe 1-0 në minutën e 33-të. Gjermania nuk uli ritmin edhe në pjesën e dytë, pati shumë mundësi shënimi, por është Japonia që barazon në 75’ me Doan.

Tetë minuta më pas Asano shënon golin e dytë për japonezët. Duket se fati i keq i botërorit të fundit po e ndjek sërish këtë kombëtare, teksa në 2018 u leminua pikërish nga një aziatike, Koreja e Jugut.