Zhvillimet në çështjen e Lionel Messit dhe rikthimin ose jo në Barcelonë janë të shpejta, pasi mëngjesin e së hënës ka pasur një takim mes Jorge Messit, babait dhe përfaqësuesit të argjentinasit, me presidentin e klubit Juan Laporta.
Pas takimit, Jorge Messi nuk ka mundur t’i shmangë gazetarët që ishin mbledhur jashtë shtëpisë së presidentit të Barcelonës dhe ndër të tjera tha se dëshira e Leos është të kthehet, por ka ende shumë çështje të hapura për t’u diskutuar.
“Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe unë do ta doja këtë. Ne besojmë se ai mund të kthehet. Unë ende nuk di asgjë. Ai patjetër dëshiron të kthehet. Por ne do të duhet të flasim për një milion çështje për të arritur rikthimin.”