Bundesligë


Në javën e 16 të Bundesligës, Borusia e Dortmundit pëson një “goditje të rëndë” për sa i përket luftës për titullin kampion. Skuadra e Jurgen Klopp u mund në shtëpinë e saj me rezultatin 2-3 nga Wolfsburg. Për kampionët në fuqi shënuan Reus dhe Blaszczykowski respektivisht në minutën e 6’ dhe 61’, por miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 73 është Dost ai që i dhuron golin e fitores skuadrës së tij, ku më parë kishin shënuar Diego dhe Naldo. Me këtë humbje diferenca nga kryesuesit e Bayern Mynih shkon në 14 pikë.


Nga ana tjetër, bavarezët bëjnë detyrën e tyre përballë Augsburg duke fituar 2-0. I pari që shënon është Muller në minutën e 40 nga pika e bardhë e 11 metërshit, kurse në pjesën e dytë është Gomez ai që realizon golin e dytë për gjigandët gjermanë. Fitorja e radhës e çon Bajernin në kuotën e 41 pikëve, i shkëputur 11 pikë nga Leverkuseni dhe 14 pikë nga Borusia Dortmund. Ndërkaq Frankfurt shkatërroi 4-1 rivalët e Werder Bremen dhe me këtë sukses spostojnë Schalken në tabelë dhe futet në zonën Champions me 27 pikë.


Në rezultatet e tjera të takimeve, bie në sy humbja e Schalke 04 ndaj Stuttgard, ku “Blutë Mbretëror” u mundën 3-1. Nurenbergu triumfoi 2-0 përballë Fortuna Dusseldorf, kurse Freiburg fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Greuther Furth.


SS