Elis Bakaj vijon të shkëlqejë në kampionatin bjellorus me skuadrën e tij Shaktjor Soligorsk. Sulmuesi 31-vjeçar ka shënuar edhe këtë fundjavë përballë Torpedo Minsk në fitoren e skuadrës së tij në transfertë në shifrat 2-3. Bakaj ka qenë autori i golit të dytë për ekipin e tij, kur ndeshja ishte në shifrat 1-1, pasi Shaktjor kishte shënuar i pari, një gol që gjithashtu u prodhua nga sulmuesi shqiptar, por ishte barazuar nga Torpedo.
Elis Bakaj realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë, duke e çuar ekipin e tij në pushimin e ndeshjes në avantazh. Përveç golit, Bakaj ka qenë shumë vendimtar në këtë fitore për skuadrën e tij, pasi ka qenë pikërisht sulmuesi 31-vjeçar që ka dhënë asistin për golin e tretë.
Krosi nga goditja e këndit i ngritur nga Bakaj është çuar në rrjetë me kokë nga Laptev që e çoi rezultatin në 2-3 për Shaktjor Soligorsk.
Me një gol dhe dy asiste, Bakaj pa asnjë diskutim ishte më i miri në fushë, duke vijuar kështu me formën shumë pozitive këtë sezon në superligën bjelloruse. Elis Bakaj u transferua nga Kukësi te Shaktjor Soligorsk gjatë pranverës së shkuar, me ekipin bjellorus që pagoi një shifër të konsiderueshme për të.
2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)