Shpresat


Ekipi kombëtar U-21 ditën e martë në orën 17:00, do të luajë miqësoren e radhës kundër Anglisë. Lojtarët e grumbulluar vijnë nga skuadra jashtë Shqipërisë, gjithashtu edhe nga jashtë saj. Ndërsa një nga më të njohurit në arenën ndërkombëtare është Bekim Bala, i cili ka shënuar edhe golin e parë në Europa Ligë me Spartën e Pragës. Shkodrani shihet me syrin e perspektivës nga trajneri Gega, i cili nuk ka ngurruar ta thërrasë në këtë takim miqësor. Ndër të tjera, shkodrani beson te fitorja në këtë miqësore dhe thotë: “Është ndeshje luksi, të cilën duhet ta fitojmë patjetër për të treguar vlerat tona përballë një kombëtareje me emër të madh. Pothuajse të gjithë lojtarët njihen me njëri-tjetrin dhe dimë ta bëjmë lojën sipas kërkesave të trajnerit. Goli është detyra ime, ndaj këtë dua ta bëj të martën”, përfundon 20-vjeçari Bekim Bala.