Ekipi katalanas do ti paguajë  Tottenhemit 40 milionë euro. Verën e ardhshme pritet të marrë edhe Neymar


Barcelona ka arritur të nënshkruajë një kontratë për blerjen e Gareth Bale, për të cilin ekipi katalanas do ti paguajë Tottenhemit 40 milionë euro. Lajmi bëhet i ditur nga “Marca”.


Galezi, i cili pritet të kalojë tek Barcelona pas Olimpiadave, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të paguhet 5 milionë euro për çdo sezon.


Sipas së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, pritet që Barcelona verën e vitit të ardhshëm të nënshkruajë një kontratë edhe me Neymar.  Klubi katalanas ka kërkuar të përshpejtojë zbarkimin e yllit brazilian, por nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje.


11 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)