
Barcelona e re do të projektojë mesfushën rreth talenteve që ka, si De Jong dhe Pedri dhe për t’u siguruar që ata do të qëndrojnë gjatë, katalanasit po rinovojnë kontrata me klauzola marramendëse.
Pedri është i pari që ka gati kontratën e re me Barcelonën, që zgjat deri në verën e vitit 2026. Por, më shumë se kohëzgjatja e marrëveshjes, rekord është shifra për blerjen e 18-vjeçarit, e fiksuar në 1 miliardë euro.
Dy palët ishin në bisedime prej disa javës, por vetëm së fundmi ka pasur dakordësi edhe nga lojtari. Nuk dihet se cila do të jetë paga e re e Pedrit, që sezonin e kaluar shkëlqeu si me Barcelonën, ashtu edhe me Spanjën në Europian.
Barcelona e bleu Pedrin në vetën e vitit të kaluar për shumën modeste prej 5 milionë eurosh. Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i Europianit, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli me 52 ndeshje të luajtura, si askush tjetër ndër moshatarët e tij.