Politika
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, aktualisht lider i forcës politike Demokracia Katalanase, u shpreh në prag të supersfidës së Spanjës, Barcelona–Real Madrid, se është normale që El Clasico i së dielës, që do të zhvillohet në Kamp Nou, të politizohet me krijimin e një mozaiku me flamuj dhe banderola që simbolizojnë identitetin e Katalunjës, sepse Barcelona për Katalunjën është si Madridi për Spanjën.
“Futbolli është një sport që gjithmonë merr nuanca politike dhe në këtë këndvështrim është normale që të ndodhë kështu edhe në El Clasico, sepse Barcelona është simbol i identitetit të Katalunjës, sikurse është Reali për Spanjën. Është një realitet që duhet respektuar.”
Laporta e vijon më tej logjikën e tij, duke u shprehur se Barcelona–Real Madrid është shumë më tepër se një ndeshje futbolli.