Barcelona do të nisë vitin e ri me derbin katalanas ndaj Espanyol. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick zhvilloi këtë të premte seancën e fundit stërvitore.

Ajo që ra në sy ishte prania e Lamine Yamal i cili mungoi në stërvitjen e një dite më parë me futbollstin që punoi normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.Trajneri Flick i kishte të gjithë futbollistët në dispozicion përveç futbollistëve të  dëmtuar rëndë; Christensen dhe Gavi.

U stërvit normalisht me ekipin edhe Ronald Araujo i rikthyer pas një pushimi të marrë me lejen e klubit, po kështu ishin të pranishëm edhe lojtarët e Barcelona B; Jofre, Dro dhe Tommy Marqués. Ndërsa Eric Garcia vijon të stërvitet me maskë në fytyrë kurse Dani Olmo punoi normalisht. 

Barcelona shkon në ndeshjen me Espanyol pasi ka kryer plotësisht 5 seanca stërvitore pas pushimit për festat e fundvitit dhe gjatë kësaj periudhë iu rikthyen normalitetit futbollistë që ishibn në dyshim apo që kishin humbur ndonjë ndeshje; Pedri, Kounde dhe sidomos Dani Olmo me këtë të fundit që në orët në vazhdim do të largojë dyshimet nëse do të jetë apo jo në skuadër për sfidën me Espanyol.