Barcelona nuk humb kokë dhe nis operacionin e ristrukturimit të stafit dhe të ekipit pas humbjes së tmerrshme dhe poshtëruese nga Bajern i Mynihut.
Trajneri i ri i katalanasve do të jetë Ronald Koeman (Kuman), i cili do ta marrë emërimin këtë javë, pasi trajekti Kike Setien të shkarkohet, duke e bërë përgjegjës për humbjen e turpshme.
Zyrtarizmi i kësaj lëvizjeje pritet të bëhet brenda javës nga klubi i Barcelonës, i cili rikthen lojtarin e saj, holandezin Koeman.
Pas humbjes poshtëruese 8-2 nga bavarezët, presidenca e Barcelonës nisi piketimin e trajnerëve të rinj, ku ish-trajneri i Evertonit ishte objektiv kryesor për ta emëruar, pasi Setien të largohej zyrtarisht nga drejtimi.
Koeman ka qenë lojtar i Barcelonës nga viti 1989-1995, duke luajtur në urdhrat e të famshit Johan Krujf.
Më pas ka ai qenë edhe ndihmës trajner i Barcelonës nga 1998-2000, për të drejtuar ekipe me emër si Ajax, PSV, Fejenord, Valencia, Benfica, si dhe kombëtaren e Holandës.
Një nga punët e tij të para, sipas Daily Mail, pas marrjes nën kontroll të ekipit të dashur do të jetë të bindë Lionel Messi për të siguruar qëndrimin në këtë klub. Argjentinasi është zhgënjyer me hierarkinë pas një fushate zhgënjyese dhe ka qenë i përmendur në media për transferimin e tij drejt Italisë apo Premier League.