Euro 2012


Ka mjaftuar një fitore me dy gola edhe pse jo e shkëlqyer, që kampionët në fuqi të Europës të cilësohen sërish si favoritë për të ngritur kupën Henri Delone. Spanja ka bindur kompanitë e basteve, madje jo njërën, por që të gjitha, me ndonjë përjashtim të rrallë. Pjesa më e madhe e kompanive japin kuotat 2.70 deri në 2.80 për spanjollët, ndërsa për Gjermaninë kuota është pak më e lartë, duke iu afruar 2.90-s. Një përjashtim është kompania austriake, Interveten, e cila i jep të dyja skuadrat në kuota të barabarta, nga 2.70, ndërsa Portugalia mbetet në largësi si pretendenti i tretë për të fituar titullin kontinental.