
Bayern Munich vijon me fitoret, duke mposhtur 1-2 në transfertë Lokomotivën e Moskës në Champions League.
Bavarezët e nisën mirë takimin duke krijuar rast që në minutën e tetë të takimit me Robert Lewnadowskin, por polaku nuk arriti të shënojë.
Në rastin e dytë erdhi edhe goli. Benjamin Pavard dha asist për Leon Goretzka i cili shënoi për 1-0.
Rasti i fundit i mirë i pjesës së parë ishte ai i Kingsley Coman në minutën e 28-të, por që nuk erdhi goli i dytë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të, kur shënoi për rusët Anton Miranchuk.
Por bavarezët kërkonin fitore në këtë takim dhe e gjetën me golin e shënuar nga Joshua Kimmich në minutën e 79-të.