Gjatë këtij sezoni 2022/2023, Lionel Messi me siguri vërtetoi statusin e tij si lojtari më i mirë në histori, duke fituar Kupën e Botës 2022 në Katar. Pavarësisht paraqitjeve të vështira me PSG-në, shtatë here fituesi i “Topit të Artë” arriti ëndrrën e jetës së tij, duke u kurorëzuar kampion Bote. Në moshën 36-vjeçare, e ardhmja e ‘Pleshtit’ me ‘Albicelestët’ është megjithatë ende në qendër të pyetjeve…
Nëse në Argjentinë, tifozët e Lionel Messit duan ta shohin idhullin e tyre të luajë edhe për shumë vite të tjera. Tërheqja e ish-lojtarit të FC Barcelonës mund të kishte ndodhur dhjetorin e kaluar.
“Nëse nuk do të kisha fituar Kupën e Botës, nuk do të isha këtu. Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme për mua dhe ka pasur momente shumë të vështira”,- tha Leo Messi fillimisht për “TV Pública”.
“Kur isha në maksimumin tim në Barcelonë, fitoja Champions League, kampionatet, çmimet individuale, por më duhej të shkoja në ekipin kombëtar dhe të vuajta shumë, ashtu si edhe familja ime”,- shpjegon ai. “Dalja ime në pension me Argjentinën? Sipas logjikës, sipas moshës, do të jetë së shpejti, por nuk e di saktësisht se kur do të vijë ajo kohë. Mendoj vetëm dita-ditës dhe përfitoj nga gjithçka që jetojmë”,- përfundoi kampioni i botës për vitin 2022.