Ismail Benaser do të luajë me Dinamo Zagreb në këtë edicion. Largimi i 27-vjeçarit nga Milani është konfirmuar.

Igli Tare ka rënë dakord me drejtuesit kroatë. Dinamo Zagreb kishte kërkuar huazimin, ndërsa në fund të sezonit qëndron opsioni i blerjes së kartonit.

Benaser ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Dhe klubi kuqezi pret të përfitojë të ardhura me largimin e algjerianit. Te Dinamo Zagreb ndërkohë janë optimistë për këtë lëvizje.

Në vitin 2019, Milani ndërkohë shpenzonte 17 milionë euro për blerjen e kartonit nga Empoli. Largimi ishte i domosdoshëm tashmë, pasi mungonin hapësirat.