Benfica pezulloi 5 nga tifozët e saj për sjellje raciste gjatë ndeshjes me Realin e Madridit të zhvilluar në Da Luz në 17 shkurt. Gjatë atij takimi Vinicius akuzoi Gianluca Prestianni se e quajti ‘majmun’

Në një komunikatë të publikuar këtë të premte, klubi portugez bëri të ditur anulimin e abonimeve të këtyre 5 tifozëve pas hapjes së procedimeve disiplinore që mund të çojnë në dënimin maksimal siç parashikohet në statutet e klubit; përjashtim.

Sipas komunikatës, këto procedime janë rezultat i hetimit të brendshëm të nisur te Benfica pss ndeshjes së 17 shkurtit  dhe i dallimit të sjellje të papërshtatshme në tribunë me natyrë raciste dhe që bien ndesh me vlerat dhe principet e klubit.

Në atë ndeshje, Vinicius pasi shënoi të vetmin gol të ndeshjes, denoncoi te arbitri se ishte bërë objekt i fyerjeve raciste nga ana e Prestianni. Pas polemikave, Benfica hapi një hetim të brendshëm për sjellje të mundshme raciste të tifozëve në shkallët e stadiumit kundrejt sulmuesit brazilian të Realit të Madridit.

Më pas Prestianni u pezullua përkohësisht nga UEFA me një ndeshje dhe kështu që e humbi sfidën e kthimit të zhvilluar në Santiago Bernabeu kur skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho humbi me rezultatin 2-1.

Top Channel