Mes arrestimit të tij në gusht 2021 për përdhunim, për të cilin u lirua dy vjet më vonë, dhe përfundimit të kontratës së tij në 2023, Benjamin Mendy (30), i pezulluar, nuk u pagua nga Manchester City

Ai tani po kthehet kundër ish-klubit të tij, nga i cili kërkon 11.5 milionë sterlina (14 milionë euro) paga të papaguara, sipas informacioneve të Telegrafit.

Ish-ndërkombëtari francez e shoqëroi ankesën e tij kundër Cityt me një deklaratë me shkrim në të cilën ai beson se nuk u mbështet nga punëdhënësi i tij.

Mbi të gjitha, ai pohon se disa nga shokët e tij të atëhershëm, morën pjesë në festat që ai organizoi gjatë pandemisë Covid dhe se, ashtu si ai, konsumonin alkool dhe kishin marrëdhënie seksuale me femra.

“Kjo nuk e justifikon sjelljen time, por është e padrejtë që Manchester City më izoloi kështu. Dallimi mes meje dhe lojtarëve të tjerë në klub është se unë u akuzova gabimisht për përdhunim dhe u poshtërova publikisht,”- thotë ai, duke specifikuar gjithashtu se disa nga shokët e tij të skuadrës (Raheem Sterling, Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez) i dhanë para hua për të mbuluar shpenzimet gjyqësore.