Kjo e enjte është dita e Luciano Spalletit. Trajneri italian do të zyrtarizohet si trajner i Juventusit që është parashikuar të bëhet në orët e pasdites kur do të drejtojë edhe seancën e parë stërvitore, gjithnjë nëse nuk del ndonjë gjë e paparashikuar. Ndërsa ditën e premte në 31 tetor, është parashikuar të bëhet edhe prezantimi i Spallettit si trajneri i Zonjës së Vjetër.
Luciano Spalletti do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të 2026 me rinovim automatik të kontratës deri në 2027, me opsion diskutimin e një rinovimi tjetër deri në 2028. Por e gjithë kjo nëse arrihet objektivi që është kualifikimi i Juventusit në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm
Luciano Spalleti ndryshe nga sa ishte parashikuar, për shkak të një impenjimi personal nuk mundi dot të shkojë në Allianz Stadium për të ndjekur sfidën mes Juventusit dhe Udineses e fituar nga skuadra torineze 3-1 dhe kështu e shtyu udhëtimin e tij drejt Torinos për këtë të enjte.
Ideja e drejtuesit e Juventusit është që trajneri toskan të jetë në pankinën që në ndeshjen e së shtunës në transfertë ndaj Cremoneses
