Copy of 29772Në Siena luhet fati dhe sezoni i Milanit dhe kur pritej një vizitë e rëndësishme e Berluskonit në “Milanelo” për të karikuar skuadrën, ndodhë e kundërta. Presidenti kuqezi anulon vizitën, veprim që shikohet si një “divorc” i ardhshëm me Masimiliano Alegrin, ndërsa ky i fundit u duk i qeshur dhe i qetë në konferencën për shtyp para sfidës delikate.


Trajneri Allegri konfirmoi dëshirën e tij dhe të skuadrës për të dhënë maksimumin që të arrihet objektivi Champions, ndërsa deklaroi se është e kotë të flasë në këto moment për të ardhmen e tij, ndërkohë që shton se Galiani e di mendimin e tij për të ardhmen dhe vetëm pas ndeshjes së fundit do të bëhet gjithçka e ditur. Ish-tekniku i Kaljarit tha se i vjen keq që Berluskoni nuk erdhi të vizitonte skuadrën teksa pohoi se gjithmonë ai u ka qëndruar pranë kuqezinjve.