Apeli
“Fakti që Simone Farina konsiderohet një tradhtar dhe nuk po arrin dot të gjejë një klub, për mua është dramatik”. Kështu u shpreh Presidenti i FIFA, Joseph Blatter, në përfundim të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, që u zhvillua në Zyrih. Farina është një ish-lojtar i Gubbios, i cili ka denoncuar rastin e një trukimi. “Sot Farina është një ambasador i FIFA-s, ndërkohë që nevojitet ende shumë punë për të ndryshuar mentalitetin. E keqja më e madhe për futbollin, janë pikërisht ndeshjet e trukuara dhe ne duhet t’u japim fund mashtrimeve. Ndeshjet e trukuara duhet të zhduken njëherë e mirë nga ky sport!”, përfundoi Blatter.
ss