Barcelona është pranë fitimit të titullit kampion këtë sezon, por e ardhmja e skuadrës mund të sjellë ndryshime të mëdha.
Një nga yjet kryesorë, braziliani Raphinha, po mendon seriozisht largimin nga klubi katalanas, duke hedhur dyshime mbi sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave spanjolle, lojtari është në një fazë reflektimi dhe ka ndarë me klubin shqetësimet e tij për të ardhmen. Askush nuk është i sigurt nëse Raphinha do të qëndrojë në Barcelonë për edicionin e ardhshëm, ndërsa skuadra po planifikon me ambicie të mëdha për Ligën e Kampioneve.
Mediat theksojnë se vendimi i tij nuk lidhet vetëm me aspektin sportiv, por edhe me çështje personale. Sezoni aktual ka qenë i vështirë për brazilianin, i cili ka pësuar disa dëmtime, megjithatë ka arritur të luajë 31 ndeshje, duke shënuar 19 gola dhe dhuruar 8 asiste.
Raphinha ka kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2028, por oferta luksoze nga Arabia Saudite mund ta shtyjnë të shqyrtojë largimin gjatë verës. Klubet nga Lindja e Mesme kanë shfaqur interes të madh ekonomik, duke e vendosur në një pozicion të vështirë për të marrë vendimin e fundit.
