Bundesliga
Në “Westfalenstadion”, Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih, të impenjuar në lloj testi ose para-finaleje të Champions League, janë ndalur në një barazim 1-1. Vendosën ndeshjen golat e shënuar Großkrojc në minutën e 12-të dhe nga Mario Gomez në të 23-n. Në minutën e 60-të Nojer priti një penallti të Levandovskit. Klop dhe Hejnkes kanë menduar të lënë shumë lojtarë pushim, mes të cilëve Roben, Riberi, Shvajnshtajger, Humels e Rojs, plus të dëmtuarin Gëtce. Në minutën e 9-të, Shaqiri depërtoi nga e djathta dhe provoi të gjuajë, topi i kthyer përfundoi jashtë vijës anësore. Tri minuta pas kromimit mahnitës të Blaszczykovskit nga e majta, në anën tjetër mbërrin Großkrojc, i cili shënon golin e 1-0. Në të 23-tën vjen barazimi për Bajernin, Rafinja nga e djathta fut një top në zonë për kokën e Gomez, i cili e shtyn pa problem në rrjetë. Në fillimin e pjesës së dytë, miqtë shfaqen më të rrezikshëm. Por në minutën 58-të vjen episodi që mund të ndryshonte ndeshjen: prekje e topit me dorë në zonë nga Boateng, për gjyqtarin është penallti. Nga pika e bardhë prezantohet Levandovski, Nojer kupton gjithçka dhe pret gjuajtjen e tij. Në të 65-n Rafinja del me të kuqe, Bajern mbetet me 10 lojtarë. Gara ndizet, por rezultati nuk ndryshon më. Përfundon 1-1, një ndeshje e luftuar dhe spektakolare. Në “Uembli” më 25 maj do të jetë një tjetër histori dhe spektakli do të jetë i garantuar.