Rezultati Belgjike 0-0 Iran

Zhvillimet më të rëndësishme

26’-Zhbllokohet sfida. Irani kalon në avantazh me një skemë fantastike. Taremi autor i golit, por pas disa minutash anulohet me VAR.

1’-Ka nisur në ‘SoFi Stadium’ sfida mes Belgjikës dhe Iranit.

Si vijnë skuadrat

Për grupin G, ka zbritur në fushë edhe Belgjika, që pas barazimit me Egjiptin përballet me Iranin. Belgëve nuk u falet më një hap fals dhe mbeten favoritë për ta fituar duelin e dytë të grupit, ndërsa nga ana tjetër Irani vjen me shumë kritika në këtë përballje. Para ndeshjes trajneri Amir Ghalanoei tha se ‘ata janë persekutuar nga organizatorët’. Kufizimi që i kanë vënë amerikanët po ndikon te stërvitjet dhe fluturimet e shpeshta, duke mos qenë i barabartë me rivalët në fushën e lojës. Ghalanoeri ishte i keqardhur edhe për trajnerët kundërshtarë, që sipas tij duhet ta ngrejnë zërin për atë që po ndodh me Iranin.

Sfida tjetër e këtij grupi mes Zelandës së Re dhe Egjiptit do të luhet në 3 të mëngjesit.