Uigins pasi fitoi etapen e 19 kronometer te Turtit te Frances


Britaniku i “Sky” fiton etapën nr. 19 dhe garanton kurorën e Turit


Një britanik për herë të parë në podin më të lartë të Turit të Francës. Bredli Uigins arrin të përmbushë objektivin primar, që skuadra “Sky” i kishte vënë vetes në momentin që u përfshi në çiklizëm: lideri i edicionit të 99-të të Turit të Francës është ai, ky 32-vjeçar që triumfoi në një garë jo argëtuese, por që nuk mund të thuhet se nuk e meritoi. Është e vërtetë që në malore nuk ka qenë i jashtëzakonshëm, por në kronometër (dhe ishte pikërisht këtu ku do të vendosej turi, dihej që në fillim), Uigins u ka dhënë leksione të gjithëve. Edhe Çartresit. Kronometrimi masakrues prej 53 km, që të shumtë ishin ata që e kishin frikë në fillim të turit, në realitet nuk ishte aspak i nevojshëm. Distancat janë vendosur tashmë, të përcaktuara nga prova e dytë kundër kohës (ajo e 40 km  të Besançon) dhe që kanë marrë vulën nga gara e fundit e Pireneit. Pas polemikave për “sulmet” e lidershipit të tij ndaj Froome, duhej një provë force, e denjë për një kapiten. Uigins, që këtë vit ka fituar edhe në Paris-Nicë, Romandia e Delfinato, ka triumfuar në turin e 19-të.