Briken Çalja shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes. Ishte një garë perfekte ajo Briken Çaljes në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës.

Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79kg, e nisi garimin e tij me 150kg në shkëputje, provë të cilën e kaloi me sukses dhe vendosi dhe rekordin e ri ballkanik, pas 25 vjetësh.

Në shtytje Briken Çalja e nisi me 180kg, duke e kaluar me sukses, ndërsa e ngriti peshën deri në 185kg në provën e tretë, duke siguruar vendin e parë edhe në shtytje dhe duke vendosur rekorin e ri ballkanik për këtë stil.

Në total Briken Calja ngriti 335kg, duke vendosur rekordin e ri dhe në dygrësh. 3 medalje Ari dhe 3 rekorde të reja Ballkanike për kampionin Briken Calja. 

View this post on Instagram

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)