Fati nuk duket se është me Armando Brojën as në këtë fund viti. Në ndeshjen e fundit të 2025, sulmuesi shqiptar i trembi të gjithë teksa në minutën e 89-të, pësoi një goditje në këmbë që nga reagimi i tij u duk se ishte diçka serioze.
Pas ndihmës së parë, stafi mjekësor dha dritën jeshile se mund të vazhdojë por edhe me rikthimin në fushë në minutën e 92-të, sërish sinjalet nuk ishin pozitive. Broja vazhdonte të çalonte në disa momente.
Mbetet për t’u parë në ekzaminimet që shqiptari do të bëjë, nëse është diçka e rëndë apo thjesht një tërheqje muskulare për shtatlartin.
Sa i përket ecurisë së ndeshjes, Broja bëri një paraqitje mjaft pozitive. Edhe pse Bernley u mund me rezultatin 1-3 nga Newcastle, goli i vetëm për ekipin e tij u asistua nga sulmuesi i kombëtares shqiptare.
