Trajneri Sylvinho po zhvillon konferencën për media, para ndeshjes së nesërme me Anglinë.
Mes të tjerash, tekniku brazilian u ndal dhe tek situata e pazakontë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pas përfundimit të takimit me andorrën. Teksa të gjithë lojtarët po festonin me tifozët, Armando Broja u pa i veçuar dhe madje i përlotur.
Për këtë, Sylvuinho tha se ka folur me sulmuesin pesonalisht dhe shtoi se ai ishte i zhgënjyer me paraqitjen e tij.
“Sa i përket me Brojën, kam folur me të, me grupin. Ishte pak i zhgënjyer. Por ky është një moment shumë i mirë për ekipin, për gjithë vendin. Duhet ta shijojmë këtë moment. Ta shijojmë ndeshjen që kemi nesër”- tha trajneri.



