Armando Broja ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushave për disa javë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 88’ të sfidës Burnley-Bournemouth, e cila u mbyll me rezultatin 0-0.
Edhe pse vetëm pak minuta në fushë, ky rikthim erdhi si një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho përpara ndeshjes me Poloninë, i cili zgjedhjet në sulm do t’i ketë të opsionet e reduktuara.
