Matteo Abatte, trajneri i Pergolettese në Serinë C, është ndjerë keq gjatë ndeshjes me Vicenzën, në Serinë C italiane, teksa ka qenë duke protestuar ndaj arbitrit.
Gjithçka ka ndodhur momenti kur trajneri 40-vjeçar po debatonte me arbitrin e ndeshjes. Në një moment ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë anash.
Ekipi mjekësor i ekipit të tij ka reaguar menjëherë dhe falë një defibrilatori që ndodhej atje arriti ta rikuperonte Matteo Abatte dhe ta çonte në spital.
Në një deklaratë, klubi siguroi se trajnerit i kishte rënë të fikët dhe ende po i nënshtrohej testeve në spital, duke pritur që të shërohej plotësisht përpara se të kthehej në shtëpi.