Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj të futbollit, ndaj Serbisë, në orën 20:45. Takimi, i cili do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb, pritet të jetë vendimtar për fatin e kuqezinjve në garën për Botërorin 2026, ndërsa trajneri Sylvinho synon të mbajë gjallë ëndrrën e madhe për kualifikim.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim përmban 22 futbollistë, ndërsa njëri prej tyre do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv Nazmi Gripshi, i cili kishte udhëtuar nga Kazakistani për t’iu bashkuar ekipit, por për momentin nuk do të debutojë me fanellën kuqezi.

Trajneri Sylvinho kishte vlerësuar Gripshin në konferencën e fundit për shtyp, duke theksuar se e kishte ndjekur me kujdes performancën e tij te klubi Astana, por vendosi që debutimi i 27-vjeçarit të shtyhet për një moment tjetër.