Çelsei i Antonio Kontes shkatërroi me rezultatin 4-0 Qarabagun në transfertën azere duke siguruar matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Champions League.
Titullar kapiteni i kombëtares shqiptare Ansi Agolli i cili nuk kishte se çfarë të bënte përballë një Çelsi që luajti përreth 70 minuta me një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Sadigov në të 19-tën.
Golat për “Blutë e Londrës” u realizuan nga Hazard e Fabregas me penallti dhe Willian që shënoi dy herë. Me këtë fitore Çelsi u ngjit përkohësisht në krye të Grupit C, në kuotën e 10 pikëve.
Cska e Moskës ndërkohë hodhi një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në Grupin A, pasi mposhti 2-0 në Rusi, Benficën duke e eliminuar skuadrën portugeze nga çdo kompeticion europian.
Benfika pësoi humbjen e 5-t në po kaq takime ndërsa për skuadrën ruse golat e fitores u realizuan nga Schennikov dhe Jardel që shënoi në portën e tij.
22 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)