Ngjarja e paprecedentë në volejbollin shqiptarë, ku volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar pasi ka refuzuar të kryej testin e verifikimit të gjinisë, ka marrë tashmë edhe vëmendjen e mediave në vendin e saj, Brazil.
Portali brazilian dedikuar volejbollit “melhordovolei.com.br” nisur nga intervista exclusive e sportistes së Dinamos pasditen e djeshme në Top Channel, ka cituar pjesë nga përgjigjet e brazilianes.
“Pas gati dy dekadash volejboll profesionist, brazilianja Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga fusha e volejbollit. Arsyeja e këtij pezullimi është e mbushur me paragjykime dhe transfobi, edhe pse ajo është një grua cisgjinore (Njerëzit cisgjinorë kanë një me identitet gjinor që korrespondon me seksin e caktuar në lindje. Fjala cisgjinor shpesh e shkurtuar në cis; ndonjëherë ciseksual është antonim i termit transgjinor.
Lojtarja e Dinamos u ndëshkua nga federata e vendit, e cila kërkoi ‘verifikim të gjinisë’. Nayara u pezullua përkohësisht nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) pasi ekipet kundërshtare u ankuan se asaj i ishte verifikuar gjinia. Vendimi, i njoftuar gjatë fundjavës, shkaktoi zemërim dhe pyetje. ‘Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në karrierën time 15-vjeçare. Është e dhimbshme të më vënë në dyshim në këtë mënyrë’, tha brazilianja, e cila ka garuar ekskluzivisht në kategorinë e grave që nga fillimi i karrierës së saj. Atletja 32-vjeçare ka luajtur në liga në shtatë vende, përfshirë kampionatet vendase në Brazil.
Ankesat nga disa klube rivale kanë në thelb pretendimin se Nayara i është nënshtruar tranzicionit të gjinisë, duke e bërë atë të papërshtatshme për kategorinë e grave. Federata po kërkon teste mjekësore për të sqaruar çështjen dhe premton të publikojë shpjegime zyrtare në ditët në vijim. Melhor do Vôlei, po e ndjek rastin dhe do të përditësojë sapo të publikohen informacione të reja nga palët e përfshira.”- thueht në artikull. / Top Channel



