Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës 2026, me 48 Kombëtare gati për të zbritur në fushë. Por, këtë herë, spektakli më i madh sportiv në planet duket se po merr një kthesë të errët dhe thellësisht mistike. Ndërsa tifozët bëjnë parashikimet e tyre për fituesin, rrjetet sociale dhe forumet e mistereve janë përfshirë nga paniku dhe kureshtja për rishfaqjen e një prej profecive më rrëqethëse të historisë.

Në qendër të kësaj stuhie mediatike qëndron Baba Vanga, “Nostradamusi i Ballkanit”. Mistikja e famshme bullgare, fjalët e së cilës kanë parashikuar disa nga ngjarjet më tronditëse të njerëzimit, i atribuohet një paralajmërim i qartë që përputhet në mënyrë të frikshme me ditët e sotme.

“Një dritë e re në qiell”

Sipas atyre që deshifrojnë vizionet e saj, Baba Vanga la pas një mesazh të koduar: gjatë zhvillimit të një ngjarjeje të madhe sportive me përmasa globale, bota nuk do të shikojë vetëm fushën. Një “dritë e re në qiell” do të shfaqet nga asgjëja, duke qenë e dukshme për çdo sy në planet.

A është ky thjesht një paralajmërim metaforik, apo jemi në prag të një ngjarjeje kozmike të pashpjegueshme? Në një kohë kur raportimet për objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO) dhe anomali hapësinore janë shtuar ndjeshëm, kjo profeci ka ndezur imagjinatën e miliona njerëzve. Ndërsa sytë e miliarda shikuesve do të jenë të mbërthyer pas ekraneve për inaugurimin në Meksikë, pyetja që po ngrihet me të madhe është: a do të jemi dëshmitarë të një vizite jashtëtokësore pikërisht kur bota është e bashkuar rreth një topi?

Një gjë është e sigurt: ky nuk do të jetë një Botëror si të tjerët. Gjatë netëve të nxehta të qershorit, sytë e tifozëve me siguri do të devijojnë herë pas here nga stadiumet drejt yjeve, në pritje të asaj dritës misterioze që mund të ndryshojë gjithçka.