Teksa na ndajnë pak orë nga nisja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, brenda kampit “Kuqezi” ka të reja.
Mësohet se dy sulmuesit Myrto Uzuni dhe Maldini Kaçurri do duhet që këtë përballje ta ndjekin nga tribuna, dhe të mos jenë në gatishmëri të teknikut Sylvinho. Ka qenë vetë braziliani që e ka marrë këtë vendim, i kushtëzuar nga rregullat e UEFA-s.
UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën. Dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion. Kështu zgjedhja e tij është të dërgojë në tribunë Uzunin dhe Kaçurrin. Uzuni ishte zgjedhje deri diku e pritshme, pasi sulmuesi u stërvit dje vetëm për një pjesë të sesionit, ndërsa më pas vazhdoi i diferencuar. Shqetësimet kanë shtyrë stafin që të mos e rrezikojnë 30-vjeçarin.
Nga ana tjetër, mbrojtësi i Arsenalit Kaçurri është një zgjedhje surprizë pasi pritej të aktivizohej. Ai u grumbullua pasi Adrian Bajrami vendosi të ndryshojë përfaqësuese duke kaluar te Zvicra. 19-vjeçari luajti titullar në miqësoren me Gjibraltarin duke debutuar me fitore minimale(0-1). Për Kacurrin do të mungojë mundësia në një ndeshje zyrtare.