Zgjidhja me ngritje kartonësh për herë të shtatë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë një formalitet dhe një proces më tepër përgëzues se sa garues.
Mes personave të ftuar dhe jashtë kësaj gare apo Asambleje, në Shtëpinë e Futbollit ishte edhe zv.kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj. Pas përfundimit të garës, ai përgëzoi presidentin Armand Duka për rizgjedhjen e tij në krye të futbollit shqiptar.
Por veç falënderimeve, në një ditë të gëzueshme për të, Duka kishte edhe një batutë thumbuese për Hyasajn: “Elsi kam vënë re që e ke marrë pushim…po mbledh forcat për play-off-in?!”
Prej shumë kohësh Hysaj nuk aktivizohet tek Lazio dhe kjo vjen dhe për shkak të mosmarrëveshjeve që ai ka patur me klubin, me të cilin po kalon muajt e fundit. Nga qershori Hysaj do të jetë lojtar i lirë, sepse i përfundon kontrata.



