Mbrëmjen e djeshme, Argjentina bëri përmbysjen e çmendur kundër Egjiptit, duke i mposhtur me shifrat 3-2 për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit.

Por kjo përmbysje nuk është pritur aspak mirë nga “Faraonët”, të cilët u tensionuan dhe filluan të ngrinin zërin kundër arbitrit dhe lojtarëve argjentinas.

Më pas kapiteni Lionel Messi i afrohet stolit të tyre për t’i qetësuar, por ndihmës trajneri, Ibrahim Hasan i kthehet duke e sharë.

“Fu*k you .. Fu*k you .. Fu*k you”, mendohet t’i ketë thënë ai “Pleshtit” në videon që tashmë është bërë virale në rrjet.