E mërkura rezervon një nga përballjet më tërheqëse të javës në UEFA Champions League.
Bayern Munich dhe Arsenal përballen në një duel mes dy skuadrave me ambicie të mëdha në arenën europiane, në një ndeshje që pritet të sjellë emocione, ritëm të lartë dhe futboll cilësor.
Takimi do të luhet më 21 tetor, në orën 21:00, në stadiumin “Allianz Arena”, ndërsa të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti live në Top Channel.

Bayern Munich vjen në këtë përballje me traditën dhe eksperiencën e një prej klubeve më të mëdha të kontinentit. Skuadra gjermane synon të diktojë ritmin përmes presionit, intensitetit dhe forcës sulmuese, duke kërkuar të vendosë nën vështirësi mbrojtjen kundërshtare.
Në krahun tjetër, Arsenali synon të tregojë se mund të rivalizojë me çdo kundërshtar në nivelet më të larta. Londinezët kanë ambicie të qarta në Champions League dhe kërkojnë të përfundojnë punën e lënë përgjysmë një sezon më parë, ku u mundën në finale nga PSG.
Bayern Munich – Arsenal, të mërkurën, ora 21:00, live dhe ekskluzivisht, në Top Channel.
Top Channel
