U luajtën ndeshjen e para të çerekfinaleve të Uefa Champions League.
Pavarsisht mungesave me peshë në mbrojtje, Reali i Madridit hodhi një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale të Champions League. Los Blancos mposhtën 3-1 Liverpoolin në Alfredo Di Stefano dhe e shohin veten shumë pranë kualifikimit.
Diferencën në këtë sfidë për Los Blancos e bënë dy yjet e rinj, braziliani Junior Vinicius që realizoi 2 herë dhe Marco Asensio, ndërkohë që për Liverpoolin golin e vetëm e realizoi Mo Salah.
Fitoi me shumë vështirësi ndeshjen e parë edhe Manchester City që mposhti 2-1 Borussian e Dortmundit në Etihad Stadium.
De Bruyne i dha epërsinë skuadrës së Guardiolës në pjesën e parë, ndërkohë që Reus i ngriu buzëqeshjen me golin e 1-1, 6 minuta para fundit. Por në të 90-ën talenti Foden shënoi golin e fitores për Manchester City-n, që shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë