Pak orë përpara sfidës mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, UEFA vendosi të hedhë poshtë ankesën e klubit katalanas për episodit e topit të prekur me dorë në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Camp Nou.
Skuadra e Diego Pablo Simeones fitoi me rezultatin 2-0 javën e kaluar dhe Barcelona u ankua për një episod ku mbrojtësi i Atletico Madrid, Marc Pubill preku topin me dorë pas asaj që dukej një rivënie e topit në lojë nga portieri. Në 9 prikk, barcelona paraqiti një notë proteste për vendimin e arbitrit për të mos akorduar penallti duke theksuar se ai moment kishte patur impakt direkt në zhvillimin e ndeshjes dhe rezultatin e saj
Por Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA në një komunikate e deklaroi protestën e Barcelonës si të papranueshme. Barcelona kishte protestuar edhe për mosndërhyrjen e sistemit VAR që në episodin në fjalë nuk e thirri arbitrin Istvan Kovacs.
Champions League/ UEFA hedh poshtë ankesën e Barcelonës: Protestë e papranueshme
Pak orë përpara sfidës mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, UEFA vendosi të hedhë poshtë ankesën e klubit katalanas
