Kampionët e Shqipërisë së Egnatias janë eliminuar nga Liga e Kampioneve që në raundin e pare eliminator nga skuadra islandeze e Breidablikuk. Edhe pse kisahin fituar në ndeshjen e pare në rrogozhinë ku u duk se ndryshe nga vitet e tjera skuadra që në këto pak vite në elitën e futbollit shqiptarë ka bërë një kapërcim cilësor të pabesueshëm, sërish me sa duket është tradita dhe eksperienca europiane ajo që i mungon dhe që po çalon, gjë që e konfirmoi edhe në këtë sezon të tretë rradhazi si pjesëmarrëse në aktivitetin më të madh të klubeve në Europë si Liga e Kampioneve.

Fitorja 1-0 falë golit të Grudës një javë më pare i kishte dhënë shpresë djemve të Edlir Tetovës, por gjithçka u shkërmoq brenda 45 minutave të para kur e gjetën veten shumë shpejt në disavantazh të dhe në fraksionin e pare pësuan 4 gola. Islandezët rezervuan edhe të pestin në pjesën e dytë duke I gjunjëzar kampionët tanë, që të përfshirë nga frika dhe presioni I asaj përmbysjeje të befasishme nuk arriti për asnjë moment të dilte në lojën e saj.

Gjithësesi edhe me këtë eliminim ata të paktën i gëzohen rreth 950.000 eurove të fituara dhe një tjetër shansi eliminator në Ligën e Konferencave, raundi i dytë eliminator, ku do të duhet të presë humbësin e çiftit Ludogorets-Dinamo Mintsk.