Lara Colturi doli në vend të katërt në zbritjen e parë në garën e sotme të saj në Lojërat Olimpike të Dimrit. Skiatorja e kombëtares dha kohën 1 minutë, 3 sekonda e 97 të qindat në sllallomin gjigand, duke u lënë prapa vetëm nga 3 konkurrente.

Në vend të parë për momentin është italiania Federika Brinjone. Paraqitja e Lara Colturi është vërtet shumë e mirë sepse ajo është shumë më e re sesa rivalet e saj, vetëm 19 vjeç.

Vlen të theksohet se ajo ka lënë prapa kampionen e madhe amerikane, Mikaela Shifrin, që doli në vend të 7-të. Shpresohet që Colturi të realizojë një zbritje të dytë shumë të mirë dhe të fitojë medalje, ndonëse edhe vendi I katërt në Olimpiadë është mjaft pozitiv.